• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Zogaj: Takimet e deputetëve të PD, sterile. Berisha po pengon rotacionin në Shqipëri. Kreun e grupit e cakton partia

by Java News
19/09/2023 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

President i Institutit Pashko, analisti Preç Zogaj ka komentuar sot në rubrikën “Opinion” në News24 zhvillimet në kampin opozitar, teksa është mbajtur sot një takim i tretë i deputetëve të PD në Kukës.

Zogaj tha se këto takime rrezikojnë të jenë sterile, pasi nuk ka një përgjigje për pyetjen themelore që lidhet me fatin e opozitës që është bashkimi dhe nën drejtimin e kujt.

“Normale që janë mbledhur, në mos në fushatë elektorale, kur?! Një takim në vazhdën e atyre të mëparshëm, por është zhvendosur në Kukës në funksion të zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë. Nga kjo pikëpamje urojmë që takimi të ketë pasur ndikim tek elektorati opozitar i Bashkisë së Kukësit.
S’mund të them gjë, edhe sot qoftë nga Berisha, qoftë nga Bardhi u bënë deklarata se janë marrë vendime të rëndësishme, por që nuk u bënë publike. Sigurisht që në vazhdimësi, takimet mund të prodhojnë dhe gjëra të reja, por deri tani duket se është në një format të bllokuar. Mblidhen si shumicë deputetësh, por nuk ka një përgjigje për pyetjen themelore që lidhet me fatin e opozitës. Bashkim me kë, rreth kujt, në drejtimin e kujt? Jashtë këtyre pyetjeve, lëvizjet e tjera rrezikojnë të jenë sterile. Kanë vlerë për të koordinuar axhendën parlamentare, por jo më shumë se kaq. Nuk e kanë prekur temën themelore që a do bashkohen apo jo dhe nën drejtimin e kujt”, deklaroi Zogaj.

Por a duhet pakica t’i nënshtrohet shumicës brenda një partie, a është kjo një zgjidhje? Sipas Zogajt është një parim i drejtë, por jo në rastin e PD-së pasi nuk janë zhvilluar zgjedhje gjithëpërfshirëse.

“Është një parim i drejtë që pakica duhet t’i nënshtrohet shumicës në të gjitha partitë demokratike dhe në të gjitha demokracitë e botës. Po këtu përdoret një parim i drejtë për të shpjeguar një gjë që është shumë e paqartë dhe nuk i përgjigjet parimit. Kjo që pakica i nënshtrohet shumicës në një parti ka kuptim kur zhvillohen zgjedhje gjithëpërfshirëse në një parti dhe kandidojnë 2-3 korente dhe korrenti i dytë apo i tretë natyrisht që duhet të pranojë vendimet e korrentit që ka dalë i parë. Por nuk janë zhvilluar zgjedhje gjithëpërfshirëse.
Një lider politik që ka drejtuar një parti për shumë vite dhe ka qenë në pushtet për disa vite ka gjithmonë mbështetje në parti. Ai e jep dorëheqjen jo se nuk ka mbështetje në parti, por për t’i liruar partisë dhe lidershipit të ri për të fituar mbështetjen e shumicës së shqiptarëve”, tha ai.

Zogaj theksoi se Sali Berisha është rikthyer pa asnjë shpresë për ta kthyer shumicë PD-në.

“Natyrisht ai ka më shumë mbështetje, por nga kjo pikëpamjet duket sikur përdor mbështetjen e shumicës së demokratëve që votojnë jo në tërësi sepse në vend të parë në PD janë ata që nuk janë në asnjërën palë, por në këtë pjesën që shprehen është Berisha.
Ai e përdor këtë shumicë për të penguar rotacionin në Shqipëri. I ka privuar demokratët nga kthimi në pushtet. E ka privuar Shqipërinë nga rotacioni i pushtetit. Po përdor shumicën që e mbështet. Deputetët mund të ikin ku të duan, të bashkohen me grupe të tjera, të rrinë të pavarur, por nuk e marrin partinë me vete.
Merkeli po të rikthehet ajo rrezik ka ende shumicën, por ai iku që partia e saj të zërë vendin e parë. Kemi një shumicë që mbështet Berishën por që ka penguar fitoren dhe rotacionin. I bëj thirrje Sali Berishës të shohë në sy të vërtetën.
Çështja është si zgjidhet, edhe po të zgjidhet nga gjykata në favor të Berishës nuk ka shanse që kjo PD të rritet dhe të bëhet shumicë. Në kushtet aktuale. Këtu duhet një arsyetim përtej një beteje sedre me SHBA-në dhe ku di unë. Duhet një arsyetim që merr në konsideratë lejimin e bashkimit të PD-së si një premisë për fitoren që do kërkonte sërish akoma më shumë punë që premisa të bëhet një realitet i fitores”, tha Zogaj.

I pyetur nëse ndikon shumica e mbështetësve të PD-së të drejtuar nga Berisha apo edhe Bardhi në mënyrën si do funksionojë PD-ja zyrtare e drejtuar nga Basha, Zogaj konfirmoi.

“Ndikon pa diskutim. Kjo do shihet dhe në zgjedhjet që do zhvillohen në Kukës. Është një minitest i vogël për të parë sa vota ka shtuar foltorja me lëvizjen e fundit të deputetëve që janë afruar me Berishën, por akoma nuk ka një vendim me kë janë bashkuar, me kë janë. Ka ndikim, por jo aq të madh sa kujton dikush. Deputetët nuk e marrim me vete partinë, alternativa është forca politike”, tha ai.

Sa i përket debatit për kreun e grupit të PD, Açka apo Bardhi dhe një vendimi nga ana e Kuvendit, Zogaj theksoi se kryetarin e grupit parlamentar e cakton partia dhe ne duhet të respektojmë vendimet juridike.

“Besoj se nuk po mbahet peng. Në qoftë se parlamenti do të donte t’i jepte zgjidhje të shpejtë do pranonte kryetarin e grupit që ka deleguar kryetari i PD-së. Ne duhet të respektojmë vendimet juridike. Aktualisht PD-ja është partia që drejton Lulzim Basha. Kryetarin e grupit e cakton partia, nuk e caktojnë deputetët se ata ikin. Është një situatë gati-gati e paprecedentë, kështu që le ta zgjidhin juristët e Kuvendit”, tha ai, raporton BalkanWeb.

Në lidhje me komisionerët e PD-së zyrtare për zgjedhjet në Kukës, kur nuk ka kandidat, ai tha se ata duhet të mbrojnë votën e qytetarëve dhe me përparësi votat e opozitës.

“Mendoj se ia ka dhënë ligji, por praktikisht nuk i duhen gjë. Po të isha unë këta komisionerë do i kërkoja nga kandidati i opozitës. Nuk e di kush janë, por ata do zbatojnë ligjin. Ata do mbrojnë votat e qytetarëve dhe me përparësi votat e opozitës, për kandidatin e Foltores dhe PL-së.

PD zyrtare ka bërë herë pas here akte që synojnë mos hallakatjen e votave të elektoratit opozitar”, u shpreh Zogaj./m.j

Next Post
A po godet vetëm majtas drejtësia e re? Minxhozi: Të akuzuarit për vrasje s’mund të hetohen pas të akuzuarve për vjedhje!

Minxhozi: Greqisë i intereson më shumë bashkia se Beleri. Ka një ekuilibër të ri në raportet Tiranë-Athinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In