Pas diskutimit të liderëve europian në Bruksel në një samit për zgjidhjen e krizës së migrantëve, kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu paraqiti kërkesat e Turqisë për të pranuar një numër të madh të migrantëve në vendin e tij, njofton The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Kërkesat nuk u pritën mirë nga pjesëtarët e Komisionit Europian, ndërkaq Turqia kërkoi 20 miliardë euro për të ndihmuar në krizën e migrantëve. Megjithatë, Turqia në këtë takim kërkoi që edhe udhëtimi pa viza në BE të fillojë nga qershori i këtij viti, transmeton Gazeta Express.
Në takim ishin edhe kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri holandez Mark Rutte. Udhëheqësit e BE’së shprehën shqetësim dhe nervozizëm se këto oferta të bashkëpunimit nga ana e Turqisë janë “në kundërshtim me vlerat europiane”.