• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Foltores së Berishës s’ia zgjidh dot hallin Gazi e Kukësi, por Washingtoni e SPAK!

by Namir Lapardhaja
19/09/2023 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Namir Lapardhaja

Duke qenë një lëvizje e mbrujtur nga interesi për t’u bërë mburojë e Sali Berishës nga sulmet anglo-amerikane dhe nga urrejtja ndaj Lulzim Bashës, “Foltorja” është grupim që nuk e bashkon parimi, por pazari për ndarjen e gjësë.

Kandidati i saj në Kukës, pas skandalit Gjici dhe pas lënies së fushës së lirë nga PD zyrtare, në një situatë tjetër, do t’i kishte të gjithë kushtet për të fituar lehtësisht, mirëpo përdorimi që po i bën ‘Grupi i Ndarjes së Gjësë’ këtyre zgjedhjeve, duke dhënë shfaqje bajate si kjo e takimit të deputetëve, jo vetëm që nuk i lë asnjë mundësi për ta fituar, por thjesht do të shërbejë si ‘mushkë beteje’ e ‘halleve’ të Tiranës, që nuk kanë asnjë lidhje me hallet dhe problemet e kuksianëve.
Përveç demokratëve në Kukës, askujt tjetër nuk i intereson fitorja e bashkisë.
Sali Berishës nuk i intereson, sepse ‘halli’ i tij nuk zgjidhet nga Kukësi dhe Tropoja, por nga Brukseli dhe Washingtoni. Edhe SPAK padyshim…

Gazmend Bardhit nuk i intereson, sepse llogaritë e tij nuk dalin nga fitoret e Berishës, por nga humbja dhe asgjësimi politikisht i tij.
Deputetët as mish as peshk, që u venë nga pas të dyve, më shumë se sa nga bindja, i ndjekin nga frika e sulmeve të Berishës ose nga ideja se në politikë shkohet pas të fortit dhe, meqenëse Bashën e konsiderojnë të dobët, e vetmja mundësi për të mbijetuar politikisht është të ndjekin berihanë.

Në këtë panoramë, ku politikën nuk e bashkon interesi i përbashkët për të fituar, por interesi vetjak i të gjithë protagonistëve për të humbur, kjo shfaqje e sotme përveç shëmtisë nuk ka asnjë emër tjetër.

“Foltorja” mund të bëjë mbledhje në Kukës, ashtu siç mund të bëjë mbledhje në të gjithë bashkitë e vendit, por një gjë e tillë nuk ofron asnjë zgjidhje për hallet dhe shqetësimet që kanë qytetet tona.

Siç ka rezultuar edhe më parë, shndërrimi i zgjedhjeve vendore në politike, në kontekstin ku gjendet sot Shqipëria, përveçse favorizon mazhorancën dhe kandidatin e saj, nuk sjell asgjë tjetër.

Kështu që me lëvizjen e sotme, përveçse dëmit elektoral, asnjë e mirë nuk do t’i vijë kandidatit të “Foltores”.

Një demokrat i vjetër kuksianë, teksa shihte pak ditë më parë Mul Nokën që zbriste nga “Range Rover-i” i tij i modelit të fundit, i tha autorit të këtyre radhëve: “Nuk ka fyerje më të madhe për ne kuksianët të na vijë Muli me fodullëkun dhe kapardisjen e tij për të na kërkuar vota. Me Bashën mezi e dëbuam nga dera, Saliu na e futi nga dritarja dhe na e bëri shef të madh.”

Next Post
Copëtimi i PD dhe i ‘skaduari’ Berisha që akuzon Bashën si ‘kartë e djegur’

Bejleri s’mohon akuzat, konteston përgjimin. Misteri i celularit ‘eksploziv’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 21, 2025
Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

Zbulohen dosjet/ Motra e ‘viktimës’ së Epstein denoncoi abuzimet para 27 vitesh, por FBI heshti

December 21, 2025
Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

Kamioni i ngarkuar me agrume del nga rruga në aksin Levan-Tepelenë, lëndohet shoferi

December 21, 2025
Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

Garat me biçikleta elektrike, zhvillohet kupa e parë në vend me dy etapa dhe zgjati dy ditë

December 21, 2025
Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

Nuk kanë nevojë për askënd, këto janë tre shenjat më të pavarura të horoskopit

December 21, 2025
Që të parandalojmë pandeminë ekonomike

2.2 milionë shqiptarë jetojnë në botë/ Zaloshnja: Dekadën e fundit, shumë fëmijë të lindur jashtë vendit janë regjistruar në Shqipëri

December 21, 2025
Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

Paralajmërimet për revolta te protesta kombëtare e Berishës, “blindohet” Kryeministria

December 21, 2025
Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

Deri në 2030 Shqipëria do dalë 3 herë në tregjet ndërkombëtare! Eurobondi i parë në 2027 për të shlyer borxhet

December 21, 2025
45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

45-vjeçari ka marrë plagë në gjoks dhe bark/ Zbardhen detaje nga plagosja me thikë në Durrës (EMRI)

December 21, 2025

Korrupsionin e shpëton vetëm një situatë politike bardhë e zi

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In