• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfundon misioni i monitorimit, Balla falënderon oficerët e “Guardia di Finanza”

by A R
19/09/2023 13:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla falënderoi oficerët e Guardia di Finanza, të cilët morën pjesën në fushatën e monitorimit nga ajri për vitin 2023, gjatë një ceremonie të zhvilluar në Rinas, në të cilën morën pjesë edhe zyrtarë të lartë Policisë së Shtetit dhe Ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Bucci.

Balla vuri në dukje peshën dhe rëndësinë që ka pasur misioni i GdF në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe shprehu mirënjohjen në emër të shtetit shqiptar për punën e tyre.

“Në emër të qeverisë shqiptare, dëshiroj të shpreh të gjithë mirënjohjen time për të gjithë oficerët e Guardia di Finanza për angazhimin e tyre të vazhdueshëm ndër vite në mbështetje të forcave tona të Policisë dhe në favor të popullatës shqiptare. Sot jemi këtu në Rinas me rastin e largimit tuaj në përfundim të Fushatës së Monitorimit nga Ajri 2023, e cila numëroi 185 orë fluturim, 63 misione fluturimi, nga veriu në jug dhe rezultate të panumërta të arritura në bashkëpunim me forcat tona të policisë”.

Balla u ndal edhe afërsinë dhe bashkëpunimin policor mes dy vendeve duke u shprehur se misione si kjo që sapo përfunduam janë një dëshmi e gjallë e afërsisë së institucioneve italiane me institucionet shqiptare, veçanërisht mes Guardia di Finanza dhe forcave tona të Policisë së Shtetit.

Duke folur rreth operacioneve të fundit të policisë kundër shitjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike në vendin tonë, Balla tha:

“Me megaoperacionin policor, i nisur në agimin e datës 14 Shtator dhe ende në vazhdim në të gjithë vendin, i quajtur “Tempulli”, kemi dashur të shprehim qartë dhe pa asnjë hezitim vullnetin e vendosur të qeverisë në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike të drogës, për ta luftuar atë shtëpi më shtëpi, në çdo lagje, në çdo fshat, larg apo afër, pa lënë zona të lira.”

Në lidhje me aksionet policore, Ministri u ndal edhe në angazhimin e shtuar të strukturave policore në sigurinë e shkollave.

“Ne e nisëm qëllimisht aksionin tonë nga shkollat, për t’i bërë të sigurta subjektet më vulnerabël: për t’i mbajtur larg rrezikut të përdorimit të drogës dhe varësisë, por edhe për t’u dërguar mesazhin atyre dhe familjeve të tyre se shteti është prezent me të gjithë forcën e saj dhe se duhet të kenë besim tek institucionet tona,” tha Ministri Balla.

Në fund të fjalës së vet, Balla falënderoi edhe Ambasadorin italian për angazhimin dhe kontributet e tij në forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.

“Faleminderit Ambasador për mbështetjen tuaj dhe komunikimin e përditshëm dhe shpresojmë që gjithë ky bashkëpunim të ecë përpara me rezultate të tjera si kjo që sapo pamë në këto javë”.

Ambasadori Bucci, duke shprehur vlerësimet e tij për punën 60 ditore të ministrit Balla dhe rezultatet e arritura nga Policia Shqiptare si dhe duke vënë në dukje rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër narkotikëve, tha:

“Faleminderit ministër. Të falënderoj për këtë fillim mandati, i cili po dëshmon të jetë veçanërisht efikas dhe po shikojmë rezultatet të cilat janë të dukshme për të gjithë dhe që falë angazhimit tuaj po i çon përpara me shumë sukses. Faleminderit Ministër për çdo gjë që po bën. Faleminderit që keni përforcuar më tej bashkëpunimin dypalësh me Italinë. Mesazhi që duam të japim sot është që lufta e përbashkët kundër kriminalitetit dhe trafikimit të narkotikëve vazhdon deri në fitoren përfundimtare”.

Ministri Balla postoi në Facebook një video nga ceremonia e përcjelljes së oficerëve të GdF, të cilët mbyllën misionin e monitorimin me helikopter të territorit për vitin 2023.

/a.r

Next Post

Horoskopi ditor, e Mërkurë 20 Shtator 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

SHBA sanksionon 5 evropianë kritikë të Big Tech, kreu i CCDH padit administratën Trump

December 25, 2025
Zoti Alimehmeti, shërbimi si mjek dhe shërbimi në politikë nuk janë role të njëjtë

“Trump firmosi ligjin si themel të politikës së jashtme të SHBA”, Alimehmeti: Preket edhe Shqipëria

December 25, 2025
Putin: Rusia po bën gjithçka që është e mundur për të ndaluar luftën

Moska ofertë surprizë për NATO-n: Gati për pakt mossulmimi

December 25, 2025
Garon në listën e hapur, Dashamir Shehi: Gjest burrërie! Nuk na e mbyll njeri gojën tani

“Turqia i fali një avion Edi Ramës”- Dash Shehi: Kjo nuk e zgjidh hallin e Shqipërisë

December 25, 2025
Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

Si të shpërbleu Trump?! Flet Bleona Qereti: Politikanët shqiptarë tremben, s’më telefonojnë

December 25, 2025
Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

Ekspertja gjermane për Ballkanin: Nuk mund të përjashtohet një bllokim i ri institucional në Kosovë

December 25, 2025
Ilir Alimehmeti zbulon takimin me Berishën pas kafes me Salianjin: Ja çfarë i thashë Doktorit!

Alimehmeti ‘ia bën të qartë’ kryetarit të tij: PD-së i duhet mbështetja e SHBA

December 25, 2025
Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

Gjermania hartëzon vullkanët “e fjetur”, eksperimenti më i madh sizmologjik në vend

December 25, 2025
Eliminatoret/De Biasi flet si shqiptar: Kualifikimi na shkau që në Turqi, Gjimshiti dhe Manaj, dy “yjet” e Kombëtares

“Jam kontaktuar nga 3 kombëtare europiane”/ Gianni de Biasi: Këshilla ime për Sylvinho për në “play off”

December 25, 2025
Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

Kremlini thyen heshtjen për studiuesin francez të burgosur: I kemi bërë ofertë Parisit, topi është në fushën e tyre

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com