Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se blloku e kërkon që Kosova dhe Serbia të nisin pa vonesa, zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve.
Ai tha se është detyrimi i palëve të implementojnë ujditë e arritura në të kaluarën. Borrell foli pas një takimi joformal me ministrat e jashtëm të BE, në Nju Jork, të cilët i informoi mbi raundin e fundit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ministrat e Jashtëm shprehën mbështetjen e fortë për përfaqësuesin e lartë dhe për kushtet e vendosura prej tij për lehtësimin e dialogut, dhe gjithashtu për të dërguarin e posaçëm të BE, Miroslav Lajçak. Ata shprehën shqetësim për mungesën e implementimit të detyrimeve që burojnë nga marrëveshja që çon drejt normalizimit.