Nga Adrian Thano
Ka dalë lexhenda ditë të shtunë, të sulmojë Erion Veliajn. Java nuk mjafton kur bëhet fjalë për vrerin e lexhendës. Ka bërë bashkë ca foto karnavalesh të 20 viteve më parë të Veliajt, Maznikut, Fugës me të rinj moshatarë të organizatës MJAFT.
U ka ngjitur fotove të montuara një copë nga fjalimi i Veliajt në mbledhjen e djeshme të Këshillit Bashkiak dhe e quan … “rrugaçi”!
Një kriminel gërdallë, që nuk ka lënë ndyrësi e rrugaçëri pa bërë në jetën e vet; një i paformë, i pamoshë e i paturp, i ngjitur sot këpucës së mender politikës siç kapej dje drrasave të barkës së fmijëve të Enverit; një burrec i larove me leva, i plumbave në bulevard, i fjalorit më ordiner që është dëgjuar ndonjëherë në fjalime politike; një hajdut blegtoral i certifikuar nga amerikanë e britanikë që thërret kapeni hajdutin nga mermeri i vilave të Lalzit…
Ky mizerje i dalë mendsh pra, ky që e ka pa fund listën e akteve të rrugaçërisë dhe krimeve, ka kurajon t’i thotë dikujt tjetër, rrugaç. Çfarë të thuash përballë një monumenti të tillë pacipërie? Të ulesh në bisht e ta përmjerësh, apo të bësh sikur nuk e ke parë?
Poston foto që sipas tij janë medemek “gjona turpi”, me të cilat pandeh se do ta dërmojë “në publik” kundërshtarin.
Po në cilin publik? Kujt i flet ky rrangallë parapolitike? Në komentet poshtë postimeve të tij, nuk gjen dot për bé, një fjali të vetme, NJË TË VETME, në shqipe të saktë! Çfarë mjerimi e çfarë derexheje! Si mund të pranosh pas kaq shumë vitesh s’qeni njeri publik, të ndiqesh nga një publik i tillë, e ti thuash vetes mender politikan kombëtar?
Të kesh kaq pafund, e pafund vite, që stampon surratin në ekrane, ditë për ditë, e natë për natë, flet e çfarë nuk flet, dhe ky është publiku që gatite për veten, ky është njeriu yt politik që krijove në tri dekada?! Analfabeti që nuk di gjuhën e nënës?! Nëse ky nuk është një kryedështim, çfarë është? E çfarë rëndësie ka çfarë thonë fyej të tillë për fotot që publikon kryefyelli?
E ka bërë këtë katundarizmin idiot me fotot disa herë, përfshirë nudot e famshme të Edi Ramës. Po aq herë shoqëria shqiptare e ka ngelur në klasë duke i dëshmuar se është shumë vite para tij në këtë lëndë. Por nuk e kap, që nuk e kap, mesazhin. E bën ende në 2023. Edhe një lopçar do kishte kërkuar pak më shumë nga vetja, pas kaq shumë vitesh në kryeqytet.
Pse doli lexhenda ditë të shtunë e me kaq nxitim: E ka me mbledhjen e së premtes të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Po pse e ka lexhenda me mbledhjen:
E para, sepse në mbledhje u bë publike që Bashkia e Kavajës, e cila drejtohet nga kandidati i lexhendës, fitues në zgjedhjet e fundit vendore, bëka të njëjtën gjë të ububushme, për të cilën lexhenda akuzon të tjerët: paguan një më një, me firmë e me vulë detyrimet për inceneratorët!
E dyta, e ka me Veliajn. Sepse i vuri përpara në tufë dhe i talli paq këshilltarët e lexhendës. Të cilët bëjnë mirë ta ngulin gozhdë në kokë një gjëzë:
Nuk keni për të fituar kurrë zgjedhje, dhe asnjë betejë apo kauzë qytetare në këtë vend – (me Veliajn jo e jo, por as me të tjerë që nuk janë kërrkund krahasuar me të) – përsa kohë njiheni dhe shiheni si bishta të lexhendës.
Nëse karriera juaj politike apo pozicioni juaj në shërbimin publik ka rrjedhur prej këtij kryeturpi të qytetarisë shqiptare, nuk do bëni dot kurrë opozitë që ndryshon për mirë Shqipërinë. Gjithsesi një gjë mund ta bëni: Pështyni veten në pasqyrë natë për natë, derisa të kuptoni që nuk ekziston asnjë bëmë e sotme e krahasueshme me çfarë ka bërë në këtë vend vrasësi që kini për mentor. Nëse jeni të rinj aguridhe, pyesni dikë që ka qenë 20, 30 apo 40 vjeç në ’97. Sa për të filluar…
Shqipëria nuk ka nevojë thjesht për opozitë, i duhet medoemos morali. Juve ua ka qethur zero moralin, kapedan lexhenda dhe historia e tij e horrorit politik. Sa më shpejt ta kuptoni këtë, o këshilltarët e popullit, sa më shpejt të ikni nga thesi i lexhendës, sa më shpejt të gjeni kurajon për të ecur me ato këmbët tuaja që s’ju mbajnë, e jo me putrat e llangosura në gjak të lexhendës, aq më shpejt do bëhet Shqipëria, më në fund, me opozitë.
Është faqja e zezë për shoqërinë shqiptare të vitit 2023 të ketë ende nëpër këmbë një dalkauk, kriminel matuf që u është kërmillosur partive politike që më 1968!
Që më 1968, për atë zot! Shikoni teserën e tij të parë partiake. 22 vjet, deri në dhjetorin e heronjve të rremë të ’90-s, u jargavit barkave e gardheve të Bllokut si komunist! Pas atij dhjetori, ka 33 vjet që bën… anti-komunistin.
Nuk është as i tillë, as i atillë, ka 55 vjet me maskë! 55 vjet!! Është për gjynah, po të mos ishte për krimet që ka bërë. Një prokuror nga këta që lexhenda u thotë “skap”, duhet ta shpëtojë atë vetë nga maska dhe Shqipërinë nga tumori.
Përndryshe, të gjithë, jemi tashmë pjesë e krimeve të lexhendës, nga mosndëshkimi i tij.
Botuar në DITA
s’ke c’thua me shume!