• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kupola drejtuese bëri një maskaradë absurde me biletat’, gazetari: FSHF s’i nxori fare në shitje, të hetojë prokuroria

by Java News
18/09/2023 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Biletat e Kombëtares, kjo është tema që ka prekur se fundmi tifozët kuqezinj. Interesi i lartë për sfidën mes Shqipërisë dhe Çekisë, e vlefshme për kualifikueset e Euro 2024 në grupin E, e cila zhvillohet në 12 tetor në Tiranë, ka bërë që tifozët të dilnin të zhgënjyer për menaxhimin e biletave.

Veç shitjes së shpejtë, sipas FSHF-së, institucioni i futbollit nuk ka bërë me dije as çmimet e tyre, gjë që nuk ka ndodhur më parë. Çmimet e kripura dhe më të larta se në çdo duel, kanë ngritur pikëpyetjet për mënyrën e shitjes së tyre, duke u aluduar edhe për preferenca.

Për emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Andi Kapxhiu, gazetari sportiv Fation Baze tha se e gjithë skema me biletat ishte një maskaradë absurde e orkestruar nga kupola e FSHF-së, që duhet hetuar nga prokuroria.

“Situata ka qenë maskaradë dhe absurde. Këtë sistem e kam monitoruar prej dy ditësh para dhe nuk ka funskionuar. Ky është një mashtrim nga FSHF nuk i ka nxjerrë fare në treg biletat. Unë e kam parë dy ditë më herët dhe sistemi nuk funksiononte. Gjithçka është një mashtrim, unë në fillim isha i 300-ti në radhë dhe nuk më hapej. Serveri është e pamundur mos hapej me kaq pak persona.

Ku kanë përfunduar biletat? Derisa nuk ka transparencë, dyshimet bien te FSHF-ja. Mund të përdoren për qoka, institucioneve, njerëzve me pushtet. Janë për ata që nuk e ndjekin ekipin. Tifozët që e ndjekin kudo, edhe në transfertë nuk kanë bileta. Them që kupola e FSHF-së po i përdor dhe për treg të zi”, tha gazetari.

Më pas Baze u ndal edhe te tregu i zi, me biletat që mund të jenë marrë nga persona të ndryshëm për përfitime më të mëdha.

“Tregu i zi? Jam dëshmitar sepse e kam parë. Sistemi i biletarisë, sold-out është edhe ndeshja e Partizanit. Njoftimi i FSHF-së është sa për të thënë, pasi gjithçka ka qenë e manipuluar. Duhet të ndërhyjë prokuroria që të zbardhë të vërtetën në gjithë këtë skandal, nëse kanë dalë ose jo bileta. Sepse ka edhe nga ata që kanë paguar dhe nuk kanë marrë bileta. Justifikimi për dëmshpërblim nuk qëndron, sepse kur kalon pagesa bileta merret”, tregoi Baze.

Gazetari u ndal edhe te çmimet, që këtë herë kanë qenë të larta. 3 mijë lekë pas portë dhe 8 mijë lekë “karshia”, këto ishin biletat për ndeshjen e kombëtares.

“Çmimet e shtrenjta? Unë nuk e di sa është një biletë. Nëse janë rritur, do vijonë të shtohen sepse janë në treg të zi. Ky është një imazh shumë i shëmtuar për Kombëtaren. Qesharake kjo që ndodhi”, tha Baze./f.s

Next Post
Ligji për bastet/ Xhafaj: Sa shanse ka që me përfshirjen e kompanive të rritet fenomeni i trukimit të ndeshjeve?

Ligji për bastet/ Xhafaj: Sa shanse ka që me përfshirjen e kompanive të rritet fenomeni i trukimit të ndeshjeve?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

“Hiqni koalicionet, na vjedhin votat!”/ Demokrati kritikon Berishën në Kurbin: Pse duhet të votojmë partitë e vogla?

December 20, 2025
Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

Adoleshentët konsumojnë alkool/ Mjekët: Vijnë në spital mosha 16-20 vjeç, po helmohen

December 20, 2025
Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

Berisha, mesazh demokratëve në Kurbin: Ngrihuni që ta rrëzojmë këtë regjim!

December 20, 2025
“Foltorja” në Kurbin/ Agron Gjekmarkaj: Na udhëhiqni në këtë dhjetor të dytë përballë komunistëve

“Foltorja” në Kurbin/ Agron Gjekmarkaj: Na udhëhiqni në këtë dhjetor të dytë përballë komunistëve

December 20, 2025
“Meshkujt s’mund të bëhen kurrë femra”, zv.sekretari amerikan i Shëndetësisë: Fëmijët kanë nevojë për mbrojtjen tonë

“Meshkujt s’mund të bëhen kurrë femra”, zv.sekretari amerikan i Shëndetësisë: Fëmijët kanë nevojë për mbrojtjen tonë

December 20, 2025
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Berisha i trajton gjithë opozitarët si Salianjin

December 20, 2025
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Diaspora shqiptare përllogaritet në 2.2 milionë shtetas/ INSTAT: Shumica e emigrantëve, në Itali dhe Greqi

December 20, 2025
Bushati takohet me sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio: Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane

Bushati takohet me sekretarin e SHBA-së, Marco Rubio: Shqipëria është një mrekulli e diplomacisë amerikane

December 20, 2025
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Nëse votimi do ndryshonte diçka do ishte i paligjshëm!”

December 20, 2025
Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

Të pakënaqur me gjyqtarët dhe prokurorët/ Qytetarët bëjnë 8451 ankesa për Drejtësinë, kërkojnë ndërhyrjen e ILD

December 20, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In