Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 68-vjeçar që u kap duke kultivuar 120 bimë kanabis.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarit, u gjet municion luftarak, 1 automati, 31 kallëpe tritoli, 110 metër fitil zjarrpërcjellës, 18 granata dore dhe 13 ndezës të unifikuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.
/a.r