Fshati i Lojërave Aziatike u hap zyrtarisht më 16 shtator në Hangzhou.
Fshati kryesor, i cili është edhe vendi më i madh jokonkurrues për evenimentin, ndodhet në bregun jugor të lumit Qiantang.
Pesë fshatra të tjera atletësh ndodhen përkatësisht në qytetet Ningbo, Wenzhou, Jinhua dhe distriktet Chun’an e Tonglu të provincën Zhejiang të Kinës Lindore.
Fshati ekomiqësor pritet të presë mbi 20 mijë persona, përfshirë atletët, zyrtarët dhe stafin e lojërave, të cilat do të zhvillohen nga 23 shtatori deri më 8 tetor.
Sipas organizatorëve, koncepti i organizimit të lojërave “pa shpërdorim” do të praktikohet në të gjitha proceset dhe fushat respektive gjatë dhe pas Lojërave Aziatike të Hangzhout.
Banorët e “fshatrave” mund të marrin pjesë në aktivitete me lëshim të ulët të karbonit përmes platformës digjitale inteligjente “Online Asian Games Fshati” për të mbështetur organizimin e gjelbër të kësaj ngjarjeje të madhe sportive.