Gazetari Dritan Laçi tha në një intervistë për “Review” në Euronews Albania se mes drogave të sekuestruara te megaoperacioni policor “Tempulli” është sekuestruar dhe një lloj droge në formë likuide që shërben për vetëkënaqësinë seksuale.
Ndërsa komentoi dhe rrezikun që këta shpërndarës droge t’i afrohen institucioneve arsimore, për rastin e kësaj lënde narkotike, u shpreh se nuk besonte që kjo të ofrohej nëpër shkolla.
“Midis lëndëve narkotike që janë renditur në megaoperacionin ‘Tempulli’ ishte dhe ‘Popers’ që është një lloj substance në formë likuidi për vetëkënaqësi seksuale. Mund ta përdorësh edhe për përdorim vetjak, është futur te drogat që është sekuestruar te megaoperacioni ‘Tempulli’, por unë nuk besoj që kjo lloj drogë shpërndahet nëpër shkolla,” – u shpreh Laçi.