Dy shqiptarë në Greqi janë vënë në pranga nga policia e shtetit helen pas denoncimit të një vajze 16-vjecare, e cila i ka paditur se kishin tentuar ta përdhunonin, duke e detyruar të bente seks në grup me ta. Mediat greke shkruajnë se vajza 16-vjecare, jo greke, por nga një vend i BE-së, ka thënë në rajonin e policisë se e kishin marrë në makinë dy shqiptarët, 19 dhe 20 vjec dhe ishin drejtuar zonës rurale në Pyrgos. Vajza ka rrëfyer se ata filluan ta prekin në pjesë intime të trupit dhe filluan t’a zhvishnin, duke e detyruar për të kryer marrëdhënie seksuale. Por në një moment, vajza mundi t’i shpëtojë dyarve të tyre dhe arriti të dilte nga makina. Policia greke më pas është vënë në kërkim të dy shqiptarëve duke I prangosur. Për momentin nuk janë bërë public emrat e dy personave që akuzohen për veprën penale të përdhunimit.