Banorët e pallatit të djegur këtë të enjte në Tiranë, kanë rrëfyer për kamerën e Euronews situatën e banesave të tyre.
Gjatë një prononcimi nga ambientet e pallatit, banorët shpehen tepër të prekur pasi dëmet financiare që u janë shkaktuar janë tepër të larta.
Nuk ka moment më prekës, shtëpia me kredi, me këto të ardhura duhen dy jetë punë që të blej sërishtë njëjtën shtëpi”, tha banori.
“70% është dëmtuar, jetonim tre veta që jetojmë në atë banesë. Mesa kam parë flaka doli nga kati i dytë e pastaj shpërtheu dogji pjesën lart. Më është djegur dhoma me të gjitha orenditë. 70% janë të pa rikuperueshme.
Deri tani nuk na kanë thënë se ku të qëndrojmë, të shohim se çfarë do të na premtojnë. Në katin e fundit që u dogj plotësisht banonte një doktor por nuk ia mbaj mend emrin”, tha ai./f.s