Një 18-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi u ndalua në flagrancë me një sasi të vogël lënde narkotike kokainë dhe një armë pa leje.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, në lagjen nr. 1 në Sarandë, policia gjeti të fshehur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje, si dhe një sasi të vogël lënde narkotike kokainë.
Arma, fishekët dhe lënda narkotike kokainë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë organizuar operacionin policor të koduar “One”, për kapjen e një shtetasi që mbante armë zjarri në banesë”, njofton policia.
/f.s