“Nuk i kam dhënë asnjë të mituri lëndë narkotike për të konsumuar dhe videoja e dalë në tik-tok është montazh”. Kështu është shprehur para hetuesve 31-vjeçari Gëzim Avdi (Kalia), i cili dy ditë më parë u arrestua nga policia e Lezhës pasi shfaqej në një video, duke konsumuar hashash bashkë me një fëmijë të mitur.
I riu po mbahet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Lezhës në pritje për tu njohur me masen e sigurisë në gjykatë, ndërsa ndaj tij është ngritur akuza “Nxitja për përdorimin e drogës”.