Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që u shënua në Tiranë ku u shkrumbua një pallat 10 katësh.
Raportohet se është shoqëruar në polici administratori i pallatit dhe mjeku që kishte banesën në katin e fundit. Aktualisht, ata janë duke u marrë në pyetje
Nga ekspertiza paraprake e bërë në pallatin ku ra zjarri, dyshohet se shkak është bërë ndonjë pajisje elektrike. Por nesër në mëngjes do ketë ekspertizë më të detajuar.
Fillimisht zjarri ka nisur në katin e fundit të pallatit, apartament në pronësi të një mjeku dhe më pas kanë marrë katet e tjera.
/a.r