Kryetari i PD, Sali Berisha sot nga Kuvendi u shpreh se qëndrimet e kryeministrit Edi Rama sipas tij janë të dyshimta për lidhje me Rusinë.
“Për çdo shqiptar është e qartë se Edi Rama fillimisht nuk guxoi të vendosë bllokimin e turistëve rus në Shqipëri, dhe këtu erdhën me qindra dhe mijëra vrasës të fëmijëve, grave, burrave ukrainas për t’u bronzuar në plazhet tona dhe për t’u rikthyer si kasapë në fushëbetejat e vendit që luftonte për liri.
Edi Rama duhet të ishte këtu sot, sepse ndoqi deri në korrik të këtij viti projektet e serbomadhisë dhe rusomadhisë, sepse është i vetmi kryeministër në Europë që vrapoi nga samit në tjetër për të justifikuar dhe mbrojtur mosrespektimin e sanksioneve nga Beogradi, qendrimin e Serbisë si një prapavijë direkte e Rusisë, ç’ka përbënte një rrezik të madh.
Edi Rama promovoi me të gjithë verbërinë e tij politike projektin e serbomadhisë të Ballkanit të Hapur, në këtë kontekst duhet një rezolutë që krahas përcaktimit, qendrimeve të qarta të Shqipërisë ndaj agresionit barbar rus, kundër një vendi të pavarur dhe një populli të pavarur, të lirë”, tha Berisha.
Dhe nje kerkese te tille e ben pikerisht Berisha, i cili sipas akuzave ka marre nje financim prej gjysme milioni dollare nga ruset ne emer te PD, per te destabilizuar vendin dhe rajonin per hesap te Putini!/m.j