Sheshi kryesor i Pejës, lagjja Dardania, Haxhi Zeka dhe lagjja Fidanishtë janë pikat më kritike ku shiu ka vërshuar furishëm. Kjo ka bërë që kryetari i Pejës Gazmend Muhaxhiri të krijoj shtabin emergjent për gjendje të jashtëzakonshme.
Zëdhënësi i këtij shtabi Engelbert Zefaj, tha për KosovaPress se vërshimet janë krijuar si pasojë e infrastrukturës aktuale e cila nuk ka kapacitete për ta përballuar. “Këto janë pikat më kritike dhe ka përmbysje edhe në lagjet tjera por janë më të vogla.
Kryetari ka themeluar shtabin emergjent për këtë gjendje të jashtëzakonshme dhe i kemi mobilizuar gjitha forcat njerëzore dhje mjetet motorike. Të gjitha shkollat me kërkesën e shtabit emergjent janë mbyllur”, ka thënë Zefaj.