Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dekretoi këtë të enjte lirimet dhe emërimet e Ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë.
Bëhte me dije se Ambasador në Republikën e Kosovës është emëruar aktori i njohur Petrit Malaj.
Ish-zv.drejtori i SHISH Oljan Kanushi, është caktuar ambasador i Republikës së Shqipërisë në Slloveni, duke zëvendësuar në këtë post Pëllumb Qazimin, i cili është liruar nga detyra.
Sakaq, Saimir Bala është liruar nga detyra e ambasadorit të Shqipërisë në Shtetin e Kuvajt dhe Irak dhe në vend të tij është emëruar Ilir Hysa.
Ilirian Kuka është liruar nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Çekisë. Në këtë ambasadë është emëruar në detyrë Ilir Tepelena, i cili më herët ishte ambasador në Rumani.
Në ambasadën e Rumanisë është caktuar ambasadore Enkeleda Mërkuri, e cila më herët ishte ambasadore e Shqipërisë në Republikën e Sllovakisë.
Elida Petoshati është liruar nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Danimarkës, dhe në vend të saj është emëruar Sokol Dedja.
Presidenti Begaj ka dekretuar gjithahstu lirimin e Shpresa Kuretas nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Polonisë, Estonisë, Letonisë, Lituanisë dhe Ukrainës. Në vend të saj është emëruar Mimoza Halimi./f.s