Kompania gjermane prestigjioze BMW, më 7 mars, shënon fillimin e një shekulli të ekzistencës, ndërsa disa media shkruajnë se bavarezët për 100 vjetor do të paraqesin një model të ri. Kremtimi do të mbahet nën sloganin “The Next 100 Years”, transmeton Koha.net.
Tani për tani nuk dihet se cila veturë do të prezantohet në shënimin e 100 vjetorit të kësaj kompanie gjermane të njohur. Në një deklaratë të shkurtër, thuhet se theksi do të jetë në teknologjitë e së ardhmes për të cilat BMW-ja beson se do të dallohet për nga veturat e së ardhmes.
Në bazë të kësaj deklarate, mund të kuptohet se fjala është për një koncept futuristik, jo një model serik.