Kryeministri Edi Rama është në mandatin e tretë të qeverisjes, por si e vlerësojnë qytetarët punën e qeverisë?
Të pyetur nga Report Tv, në sondazhin e realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, 20.3% ose 415 mijë qytetarë vlerësojnë pozitivisht punën e qeverisë.
Të pyetur se çfarë vlerësimi kanë për punën e qeverisë në përgjithësi deri më sot, 18.6% ose 380 mijë qytetarë thonë ‘anoj pozitivisht’, ndërsa 28.9% ‘anoj negativisht’.
‘Negativ’ janë përgjigjur 32.1% ose 655 mijë qytetarë.
/a.d