Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv po transmetohet sondazhi i parë ku qytetarët janë pyetur për një sërë çështjesh, nga Fredi Beleri, tek kabineti i ri, vlerësimi për qeverinë Rama dhe opozitën, politikani më i preferuar dhe se për kë do të votonin nëse sot (13 shtator) do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare.
Kampioni i sondazhit është 1102 banorë nga e gjithë Shqipëria, si edhe marzhi i gabimit +/- 3.5%.
Çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë për çështjen Beleri? Sipas rezultateve të sondazhit 82.6% janë kundër betimit të Belerit dhe 17.4% janë pro. Konkretisht, 75.0% thonë se Beleri nuk duhet të betohet. 7.1% janë përgjigjur ‘po’, 10.3% ‘ndoshta po’ dhe 7.6% ‘ndoshta jo’.
/a.d
Beleri duhet te denohet me burgim te perjetshem si armik i shqipetareve dhe per vrasjet qe ka bere ne posten ushtarake shqiptare ! Respekt per SPAK qe po i tregon vendin ketyre gjak prishureve .