300 mijë banorë të kryeqytetit tashmë mund të marrin shërbimin e kardiologjisë në poliklinikën e lagjes së tyre, duke shmangur kështu vizitën në QSUT.
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja ka vizituar nga afër kabinetin e ri të kardiologjisë ne poliklinkën numër dy në kryeqytet.
Beqja tha se tarifat për të fituar këto shërbime nuk janë më shumë se 100 lek. Investimi në këtë kabinet mori vlerën e 3 milion lekëve, ndërkohë që po blihen pajisje të tjera që mungojnë edhe në spitalet e rretheve.