Federata Europiane e Futbollit ka publikuar golat më të bukur të raundit të gjashtë të ndeshjeve kualifikuese për finalet e Kampionatit Europian të Futbollit, që pritet të zhvillohen në Gjermani në vitin 2024.
Ndër golat më të bukur të përzgjedhur nga UEFA, është edhe goli ndaj Polonisë i Jasir Asanit, i cili çeli rrugën e fitores për kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë falë fitores 2-0 ndaj Polonisë në “Air Albania” renditen në vendin e parë në grupin “E” të kualifikuesve dhe me shanse konkrete për të qenë prezent në fazën finale të Kampionatit Europian të Futbollit. Një rezultat që do vinte për të dytën herë në historinë e futbollit shqiptar, pas pjesëmarrjes në Europianin e zhvilluar në Francë.
Në garë me golin e Asanit janë edhe goli i Somorodov kundër Irlandës së Veriut, ai i Joao Felix kundër Luksemburgut dhe i belgut Trossard kundër Estonisë.
Për ta votuar golin e Asanit, klikoni linkun: https://www.uefa.com/european-qualifiers/video/goal-of-the-round/
/a.r