Fabian Muça, përfitues i banesave prej rindërtimit në Marikaj tregoi në një intervistë për Euronews Albania emocionet dhe gëzimin e familjes së tij për këtë moment që e prisnin prej 3 vitesh.
Ai tha se përpara tërmetit kishte një banesë 1+1 dhe nga rindërtimi përfitoi një 3+1.
“3 vite kemi qenë me qira në Marikaj. Kanë qenë vite në pritje, po që përfundoi me një fund të lumtur. Më në fund fituam, sot do plasim fishekzjarrët që kemi marrë çelësat e shtëpisë së re.
Në shtëpinë e re do nisim fëmijën e dytë, do ta inaugurojmë”, tha ai./m.j