Pas ndeshjes Shqipëri-Poloni, policia ka shoqëruar 12 persona. Mësohet se 5 ishin tifozë shqiptarë dhe 7 tifozë polakë. Pasi u morën në pyetje ata u proceduan në gjendje të lirë.
Pesë shqiptarët u pyetën për mbajtjen dhe hedhjen e lëndëve piroteknike në stadium, ndërsa shtatë shtetasit polakë për prishje të rendit.
Policia është duke analizuar pamjet e kamerave të stadiumit për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në hedhjen e flakadanëve në fushë dhe në sherrin mes tifozëve në stadium.
Kujtojmë që ndeshja Shqipëri-Poloni në stadiumin “Air Albania” u fitua me rezultatin 2-0 nga kuqezinjtë.
/a.r