I ngarkuari me punë i SHBA-së David Wisner, ka zhvilluar një takim me ambasadorin Luigi Soreca, ku u diskutua për një koordinim mes tyre sa i takon agjendës diplomatike në Tiranë.
Ambasada e SHBA në një reagim në Facebook sqaron se u diskutua për domosdoshmërinë për përparimin e integrimit euroatlantik të Shqipërisë.
“I Ngarkuari me Punë David Wisner u takua me homologun e tij në BE, ambasadorin Luigi Soreca, për të diskutuar partneritetin e fortë mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së në mbështetje të integrimit euroatlantik të Shqipërisë.
Ata diskutuan nevojën për përparim të vazhdueshëm të reformës në drejtësi dhe sundimit të ligjit, si dhe çështje që lidhen me anëtarësimin e Shqipërisë në BE”, njofton ambasada e SHBA./m.j