Analisti Frrok Çupi deklaroi se diplomacia është një nga kolonat e shtetit, por sipas tij, në Shqipëri nuk është formuar si institucion.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se nuk kemi pasur ndonjëherë ministër të Jashtëm, pasi nuk ka pasur qëndrime të tyre për çështje të catuara në botë.
“Më vjen shumë mirë që flasim për këtë pikë. Unë kam këtë mendim, sidomos në diplomaci, mendoj se është një nga kolonat më të rëndësishme të shtetit dhe sidomos në kushtet që përmendet, diplomacia bëhet prioritare brenda kolonave të shtetit.
Kryeministri jo vetëm ka qenë shumë shpeshherë dhe vazhdon të detyrohet të jetë ministër i Jashtëm, por në shumë raste ka qenë ministër i Turizmit, ka qenë ministër i ndërtimeve të pas tërmetit, ministër i shëndetit gjatë kohës së pandemisë, do të thotë se i gjithë ky ndryshim në qeveri, mbase do të sjellë një ditë, një moment kur kryeministri nuk ka nevojë të jetë më ministër i një gjëje. Por kjo është një gjë tjetër. Për mendimin tim, ministri i diplomacisë, i Punëve të Jashtme, te ne akoma nuk është themeluar si institucion.
Ne nuk kemi akoma ministër të Jashtëm, akoma të vërtetë. Bushati ishte një njohës i mirë i disa gjërave, por ideja që kam unë, duke e krahasuar me ministra të Jashtëm të vendeve të Evropës, të cilët kanë pikëpmajet e tyre për çështje të caktuara dhe i kanë shprehur, i kanë shkruar në libra, i kanë transmetuar në konferenca ndërkombëtare dhe dihet se ky ministër, ka këtë mendim për Kosovën dhe atij qëndrimi i qëndron. Në këtë sens bëhen të gjitha ndryshimet diplomatike në botë.
Nëse ka një luftë në Ukrainë dhe ministri i Jashtëm i yti është një teoricien i caktuar kundër pavarësisë së Ukrainës, ky ministër për arsye madhore, mund të hapë rrugën që të shfaqet një njeri tjetër, në mënyrë diplomatike”, theksoi ai./m.j