Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka dërguar Lulëzim Bashën në mbledhjen e Këshillit të Evropës që po mbahet në Francë, si zëvendësues i Blerina Gjylametit.
Mësohet se Basha si anëtar i Komisionit të Monitorimit, është dërguar të marrë pjesë në këtë mbledhje për të përfaqësuar Kuvendin e Shqipërisë duke zëvendësuar kështu kryetaren e këtij komisioni, Blerina Gjylameti.
Kjo shkresë që mban emrin e Bashës, i është dërguar Gazment Bardhit, si kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, për të dhënë autorizimin e tij. Ndërkohë që vetë Nikolla një javë më parë, njohu Bashën si kryetar të Grupit Parlamentar të PD-së./m.j