Prokuroria e Tiranës lehtëson akuzën për anëtarët e fisit Rraja në lidhje me episodin e dhunës ndaj Bilbil e Jashar Majas. Ndryshe nga nisja e hetimit për “plagosje të rënë me dashje, në bashkëpunim” pas publikimit të dhunës me shkopë bejsbolli prokuroria ka vlerësuar që hetimit duhet të vijojë për akuzën e “plagosjes së lehtë me dashje”.
Ndryshimi i kualifikimit ka ardhur pas administrimit të akt-ekspertimeve mjeko ligjore ndaj të dëmtuarve. Përveç lehtësimit të pozitës penale, akuza e re kërkon ankim nga të dëmtuarit për vijimin e hetimit.
Çka do të thotë, nëse Bilbil e Jashar Maja nuk kërkojnë hetimin e dhunuesve të tyre, çështja penale ndaj Rrajave mund të pushohet.
Kujtojmë se pas ngjarjes së rëndë, Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit pasi i përfshirë në episodin e dhunshëm ishte i biri Rexhep Rraja dhe familjarë të tjerë të tij.
Sherri mes tyre nisi për shkak të gurores në Borizane, pasi fisi Maja ankohej se aktiviteti i saj i kishte dëmtuar banesat.
Palët u takuan në një lokal dhe fisi Rraja ushtroi dhunë brutale ndaj Majave duke i qëlluar ata me shkopinj bejsbolli.
/a.r