Gjykata pranë Bankës Botërore i ka dërguar shtetit shqiptar një kërkesë sa i përket çështjes së biznesmenit italian Francesco Beçhetti.
Bëhet fjalë për një vendim të Gjykatës Ndërkombëtare për Mosmarrëveshjet ku kjo e fundit kërkon që të gjitha procedurat penale ndaj ish-investitorit italian në vendin tonë të pezullohen.
Nga ana tjetër, kjo gjykatë kërkon pezullimin e vendimit për ekstradim. Mësohet se vendimi është marrë në një seancë të arbitrazhit pranë Qendrës. Lajmi raportohet nga mediat vendase, ndërsa Gjykata e Qendrës Ndërkombëtare për Mosmarrëveshjet pranë BB ka kërkuar edhe ruajtjen e aseteve të sekuestruara.
ICSID është një gjykatë që gjykon marrëdhëniet me investitorët e huaj.