Atmosfera në Tiranë para sfidës Shqipëri-Poloni duket se shoqërohet me shumë pozitivitet dhe shpresa për fitore.
Në këtë ditë kaq të rëndësishme për futbollin shqiptar, kryeqytetin tonë kanë zgjedhur ta vizitojnë një grup turistësh polakë.
Unë jam polake, por ju mund ta shikoni që unë e dua Shqipërinë.
Unë do t’i mbaj gishtat e kryqëzuar për të dy skuadrat. Të fitojë më i miri”, thotë guidatorja polake.
Shqipërinë e do dhe turistja tjetër polake e grupit, por duket se ajo ka një ide tjetër mbi rezultatin e ndeshjes.
“Unë hera e parë që vij në Shqipëri. Më vjen keq, Shqipëria të dua, por Poloni 2, ndërsa Shqipëria 0”, thotë polakja.
/f.s