Muralet janë pjesë e pandashme e asaj që mund të quajmë si një skenografi të re të Tiranës. Transformimi i fasadave të ndërtesave të Tiranës i ka shndërruar ato gati-gati në kanavacë për artin bashkëkohor të rrugës, ose thënë ndryshe edhe një muze.
“ Aktualisht kemi mbi 50 punë të mira në qytet dhe pretendojmë që vitin tjetër, qytetit të Tiranës ti shtohen edhe 12 deri në 14 fasada të reja”, tha Henril Çule.
Këto murale që kanë efekt dekorativ dhe nuk kanë karakterin rebel dhe denoncues të artit të rrugës i gjejmë kryesisht në ndërtesat e vjetëruara të periudhës së Realizmit Socialist apo parafabrikatet e famshme, por vendosja e tyre në lagje të caktuara ka të bëjëm me pikvështrimin e gjerë të fasadës mbi të cilën ndodhen.
“Shihet fasada e duhur. Drita si duhet të bjerë, ambienti përreth. Bëhet një punë paraprake e bollshme për të arritur deri në pjesën e fundit që është ndërhyrja artistike nga ana e artistit”, deklaron Henril Çule.
Ideuar nga Heril Çule dhe kuruar nga Helidon Haliti, artistë të njohur ndërkombëtarish (emra artistësh) i kanë dhënë jetë të re arkitekturës së pallateve të Tiranës dhe kërkesa është e hapur sidomos për artistët vendas sepse ka një mungesë të angazhimit të tyrë në Mural Fest.
“Unë shpresoj qe të kemi më shumë artistë shqiptarë sesa artistë ndërkombëtarë. Kemi pasur problematika me pjesmarrjen e artistëve shqiptar për çështje të ndryshme. Ndërkohë i ftoj që të vijnë dhe të bëhen pjesë e Mural Festit sepse bëhet për qytetin e tyre”, nënvizon Çule. /tch