Dritat e Kullës Eifel nuk do të jenë sonte të ndezura në shenjë nderimi për viktimat e tërmetit të Marokut.
Mediat e huaja raportojnë se dritat do të fikesn mbrëmjen e sotme, e shtunë në orën 23:00 në nderim të viktimave të tërmetit të fuqishëm që goditi Marokun një natë më parë, duke shkaktuar vdekjen e më shumë se një mijë njerëzve, njoftoi bashkia e Parisit.
“Zhdukja” e Kullës Eifel shpreh “mbështetje totale dhe të dukshme për Marokun” të kryeqytetit francez, pohoi kryetarja Anne Hidalgo.
Të paktën 1037 persona kanë vdekur dhe 1204 të tjerë janë plagosur.
Nderkohe Maroku ka shpallur tre ditë zie pas twrmetit tragjik qe la pas mbi 1037 viktima. Flamujt do të jenë në gjysmështizë në ndërtesat publike./m.j