Për vite të tëra, studiuesit e Bob Dylanit kanë pëshpëritur për një fletore të trashë, të cilën e kanë parë pak veta, e në të cilën mjeshtri ishte përpjekur të shkruante tekstet e albumit të tij klasik të vitit 1975 “Blood on the Tracks”. Revista “Rolling Stone” e kishte quajtur njëherë “Maltese Falcon i Dylanologjisë”, për shkak se premton si çelës interpretues. Por del se kjo fletore është vetëm njëra nga tri sa ekzistojnë.
Në Muzeun e Oklahomës janë edhe dy fletore të tjera “Blood on the Tracks” – të panjohura jashtë qarqeve të ngushta të Dylan – faqet e të cilave zbulojnë shumë më tepër rreth asaj sesi Dylan kishte shkruar disa nga këngët e tij më të famshme, transmeton “Koha Ditore”. Ka pasur thashetheme të shumta që Dylan e kishte fshehur një arkiv me shumë gjësende.
Tani është zbuluar se ai ka mbajtur një thesar privat të veprës së tij, që daton qysh prej ditëve të tij të hershme si artist, e që përfshin tekste, korrespodenca, incizime, xhirime dhe fotografi. Ky arkiv me 6 mijë gjësende së fundi është kërkuar nga një grup institucionesh në Oklahoma për vlerë prej 15 deri në 20 milionë dollarësh dhe është thënë të bëhet burim për studime akademike.
Në një paraqitje të vjetër të arkivit të Bob Dylanit nga “The Neë York Times”, duket e qartë se ky arkiv është më i thellë dhe më i madh sesa që mund të imagjinojnë shumica e ekspertëve të veprimtarisë së Dylanit, e që premton një rrëfim të patreguar për veprën e kantautorit…