Ministria e Punëve të Jashtme në Shqipëri thotë se nga të dhënat e para pas termetit tragjik që goditi Maroku mbrëmjen e së premtes, nuk ka informacione për shqiptarë mes viktimave apo të lënduarve.
Gjithashtu Ministria tha për Klan Tv se mbetet në kontakt me me autoritetet vendase për çdo shqiptar që do të kërkojë ndihmë.
Deri më tani numri i viktimave të shkaktuar nga lëkundjet vdekjeprurëse në Marok,ka shkuar në 1037 dhe mbi 672 të tjerë kanë mbetur të plagosur, ku 202 prej tyre raportohet nga mediet e huaja se janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit vijojnë punën në terren për gjetjen e njerëzve nën rrëonja./m.j