Një i moshuar në Greqi ka shpëtuar 15 persona, të cilët ishin të bllokuar nga stuhia “Daniel”, me ndihmën e varkës së tij.
80 vjecari me profesion peshkatar thotë se kushtet kanë qenë shumë të vështira, ndërsa thekson se kjo ka qenë përmbytje më e keqe.
“Shkoj të marr varkën dhe uji kishte arritur deri në gju. Prita deri në orën 6:00 të mëngjesit për shkak se binte shumë shi. Dola dhe dëgjova disa njerëz që bërtisnin “po mbytemi”.
Ishin gati për tu mbytur, I futa në varkë pesë persona dhe I nxora jashtë. Një tjetër familje e shpëtova.
Gjithsej kam nxjerrë 15 veta, i kam çuar në zyrën e komunitetit.”, ka rrëfyer i moshuari për mediat vendase pas përmbytjeve që kanë goditur shtetin fqinj./m.j