Një banesë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme, 8 gusht, në lagjen “29 Gushti” në Bajram Curri-Tropoje, si pasojë e rrjedhjes së bombolës së gazit.
Sipas raportimeve , mësohet se fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Sakaq, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur neutralizimin dhe shuarjen e flakëve./m.j