Sërish ka shkaktuar bujë në internet pasi ka publikuar një video direkt nga dushi, krejtësisht nudo. Pas provokimeve me poza ku shfaqet seksi me të brendshme, kësaj here këngëtarja nga Kosova, Shkëndije Mujaj ka vendosur të tregojë komplet trupin, që sipas saj ia lakmojnë të gjithë. Dhe natyrisht që kur e shohin krejtësisht nudo, meshkujve u shkon mendja direkt tek seksi, duke fantazuar se si mund të jetë Shkëndija në shtrat. Në këtë rrëfim pa asnjë tabu ajo zbulon sekrete nga seksi profesional, dhe pse ndihet superiore në marrëdhënie me meshkujt.
Pas videos nga dushi që hodhe në Instagram, një tjetër pozë nudo. Kush e ka shkrepur këtë foto?
Është shkrepur automatikisht nga aparati im celular, të cilin e kurdisa për disa sekonda. Ky është dushi direkt pas sportit, dhe ndaj me këtë foto tregoj dhe rezultatet e palestrës.
Bën palestër çdo ditë?
3 herë në javë në fitness Zentrum, dhe çdo ditë për vithet në shtëpi për 20-30 minuta. E ndiej që është shumë efektiv sporti për linja të bukura.
Ke pasur ndonjë propozim interesant këto kohë, apo ndonjë histori dashurie?
Hmmm! Trupin tim nuk lejoj të ma prekë askush i cili nuk më lë përshtypjen se është profesional në shtrat. Sepse ai që është me mua duhet të jetë i mirë në seks.
Nga eksperiencat që ke deri tani, si të duken meshkujt në shtrat?
Meshkujt janë shumë të dobët në seks, nuk kanë teknika, u mungon vetëbesimi. Me mua kanë komplekse. Kjo është arsyeja që këto kohë më shumë më pëlqen të praktikoj masazh intim. Kjo më bën të mos përjetoj atë ndjesinë e keqe pas seksit, kur nuk mendoj të vazhdoj më gjatë me personin në fjalë. Kështu do ua rekomandoja të gjitha femrave që s’duan të ndihen keq pas seksit jo të mirë, dhe të përjetojnë njësoj orgazmën pasi të masazhohen nga meshkuj profesionalë. Është “The best feeling”.
Sa paguan për një seancë?
Paguaj 1.200 euro për një seancë dy orëshe, kjo e përsëritur 2-3 herë në muaj.
Po seks, kur ke bërë për herë të fundit?
Ka ca kohë, por më mirë kështu, sepse s’kam kohë të mësoj meshkujt si të sillen në shtrat. Kam vendosur që si në muzikë ashtu dhe në seks të merrem vetem me profesionistë. Nuk dua amatorë, sepse vetë kam përvojën e duhur të dalloj njerëzit se sa të aftë janë në çdo aspekt, sepse mua më thonë që jam profesioniste. Ideja është që në jetë duhet të provosh, që të dish të dallosh dhe të përzgjedhësh.
Pse, çfarë bëjnë gabim meshkujt?
Flasin shumë, por nuk dinë asgjë, nuk kanë teknika dhe shumë prej tyre mbarojnë punë para se të fillojnë. Para së gjithash bëjnë seks klasik, që për mua është shumë monoton. Kanë frikë nga femrat profesioniste, pra dorëzohen shpejt në aspektin e duelit. Ose kopjojnë filmat porno, dhe duken shumë keq kur mundohen të aktrojnë.
Si duhet të jetë një akt i bukur?
Realisht në seks duhet të jesh dhe të sillesh ashtu siç e ndjen, e jo siç e ke parë në televizor. Kur humbin betejën u vjen inat dhe shfaqin shenja xhelozie, pasi kuptojnë se s’kanë kapacitet apo mundësi, për të të furnizuar me seks mjaftueshëm. Ofendojnë kur u vjen inat. E njoh shumë mirë psikologjinë e mashkullit.
Po seksi perfekt si është?
Seksi perfekt është kur mashkulli ka përvojë e është hot nga natyra. Pastaj, nëse ndodh dhe kimia, atëherë është “amazing feeling”.
Bukuria luan rol për një marrëdhënie spektakolare në shtrat?
Nuk varet nga bukuria të qenurit hot, dhe kjo vlen për të dy palët. Vetëm në shtrat nuk duhet bukuria.
Ti jeton në Kosovë, po djemtë nga Tirana si të duken në këtë aspekt?
Me djemtë e Tiranës kam mbetur vetëm në nivelin e bisedës. Por ajo çfarë kam vërë re është se nuk dëgjojnë kurrë çfarë u thua, dhe insistojnë shumë për të bërë atë që duan. Për shembull, kam bllokuar të njëjtin mashkull 100 herë dhe prapë tenton kontakt.
Po djemtë VIP kërkojnë intimitet me ty?
Po, por nuk dua t’ua publikoj emrat. Për shkak të respektit dhe kulturës sime personale, nuk kam nevojë për këtë lloj fame apo t’u publikoj emrat, përderisa shumica e tyre duan thjesht të fryhen e të mburren me mua!
Ti, në kërkim të cilit mashkulli je?
Të atij që bën seks mirë dhe që është inteligjent, në mënyrë që pas aktit të komunikojmë pak, pra të më tregojë diçka e jo të ndezë cigaren… Unë po kërkoj një njeri normal dhe profesionist, që të mos ma çojë kohën dëm.
Në shtrat në cilin stil ndihesh vërtet e specializuar?
Unë jam profesionale në seks nga vetë natyra. Për fat të keq në shtrat nuk po munden dot të më kopjojnë.
Të komplimentojnë partnerët për performancat e tua?
Sigurisht. Por edhe kuptohen ngaqë nuk më rezistojnë dot.
Sa duhet të zgjasë akti seksual perfekt?
Me paralojë, them një 1 orë nëse mund të rezistojë mashkullli, dhe me qëllimin që të arrijmë në orgazëm njëkohësisht./ Story