Dy binjakë, një djalë dhe një vajzë, të sapolindur në spitalin Buccheri La Ferla në Palermo janë braktisur ditën e sotme nga nëna e tyre 32-vjeçare.
Sipas raportimeve të mediave në vend, e reja kishte probleme të rënda të varësisë nga droga. Për pasojë, edhe të vegjlit e saj kanë rezultuar pozitivë ndaj kokainës.
Tashmë mjekët janë të shqetësuar për shëndetin e tyre dhe po i monitorojnë.
Vendimi i nënës për të mos njohur dy të porsalindurit dhe për t’i lënë në spital bëri që mjekët të bënin një kallëzim në prokurorinë e Palermos për të miturit.
Të vegjlit i janë besuar përkohësisht menaxhmentit shëndetësor dhe nëse nëna nuk kthehet për t’i marrë, binjakët do të shpallen të birësueshëm.
Tashmë në spital ka nisur një “konkurs” solidariteti për të sapolindurit.
/a.r