Ish kryeministri Sali Berihs ka denoncuar dhunën e ushtruar nga forcat e policisë kundrejt protestuesve në Parkun e Liqenit, duk shtuar se dhuna është elementi i vetëm që i ka mbetur qeverisë.
Berisha i ka quajtur aktet e policisë si një formë banditeske qeveritare si dhe ka bërë thirrje për lirimin nga komisariati të të shoqëruarve.
“Edi Rama dhe Erjon Veliaj ne panik nga shoqeria civile, rrahin, burgosin dhe dhunojne protestuesit paqesor.
Ata kane nisur arrestimet politike ndaj pjesmarresve te shoqerise civile qe protestuan kunder ndertimeve te Liqeni Artificial. Jane mbi 5 qytetare qe ndodhen ne komisariatin nr 1, aktivisti Zirkon Disha arrestohet per here te dyte pa asnje shkak nderkohe qe edhe avokati Altin Goxhaj, ne nje akt te pashembullt eshte ndaluar vetem se po ju ofronte ndihme juridike viktimave te terrorit te sotem policor. Studentet dhe mbeshtetesit e protestuesve jane ulur ne rrugen perpara ambienteve te ketij komisariati duke kerkuar lirimin e te gjithe te shoqeruarve per protesten e sotme.
Dhuna eshte elementi i fundit qe i ka mbetur kesaj bande kriminale dhe qe tregon se fundi i tyre po vjen me shpejtesi. Keta kane arritur ne piken e moskthimit.
Duke denuar me ashpersine me te madhe aktet banditeske shteterore ndaj shoqerise civile, arrestimin e drejtuesve dhe mbeshtetesve te saj, kerkoj te lirohen menjehere protestuesit dhe te ndalet dhuna ndaj shoqerise civile. Une gjithashtu shpreh bindjen se Revolucioni demokratik ka filluar. Qytetaret dhe shoqerine civile nuk i ndalon dot gje, as dhuna qeveritare, ne permbysjen e kesaj qeverie! Sb”- shkruan Berisha.