Kënga më e fundit e Luiz Ejllit, “Amanet”, sapo është publikuar në kanalin e këngëtarit, në “Youtube”.
Kënga që ka të bëjë me amanetin që nëna i jep për t’u kujdesur dhe për ta dashuri partneren e tij sa të ketë jetë, pritet të jetë suksesi i radhës i fituesit të “Big Brother VIP 2”. Mesa duket edhe ky prodhim muzikor është një dedikim për partneren e tij, Kiara Titon, pasi artisti thotë “më kujtohet dita kur i pashë ato sy, me shpirt e ndjeva që do të lidhesha me ty.
“Nëna ma tha vetë, amanet, amanet
Duaje sa të kesh jetë, amanet, amanet
Dashnia e vërtetë, amanet, amanet
Më kujtohet dita kur i pashë ata dy sy
Me shpirt e ndieva, kisha me u lidh me ty
Leji, leji, ata çfarë thonë…
Sytë e tu, s’du me pa lotë
Të betohem, kam me të dash sot e mot”, janë disa nga vargjet e këngës.
Që pas daljes nga “Big Brother VIP 2”, ku rrëmbeu çmimin e parë, Luiz Ejlli është rikthyer në tregun muzikor, me këngë të reja dhe koncerte të shumta. Më herët, ai ka publikuar “Me ty”, “Përjetësisht” dhe “Dedikim”, të gjitha dedikime dashurie./m.j