Shqipëria luan një sfidë mjaft të rëndësishme në Pragë ndaj Republikës së Çekisë me kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho që janë në ndjekje të ëndrrës për t’u kualifikuar në Euro 2024.
Deri më tani Shqipëria ka bërë mirë dhe është me gjashtë pikë, një më pak se çekët kryesues.
Trajneri Sylvinho ka ndarë mendjen edhe për formacionin teksa pjesë e 11-tëshes titullare teksa nga minuta e parë e nis Taulant Seferi në krahun e majtë të sulmit duke ulur në stol Myrto Uzunin.
Ndërkohë, një fanellë titullari i është besuar edhe Mario Mitajt teksa në stol është Ivan Balliu.
Duelin e gjykon arbitri i Premier League, Anthony Taylor.
Sylvinho do luajë me skemën 4-3-3, teksa Berisha është në portë. Në mbrojtje luan Hysaj, Ismajli, Gjimshiti dhe Mitaj, ndërsa mesi i fushës për Ramadanin, Asllanin dhe Bajramin. Sulmi i takon Asanit, Seferit dhe Cikalleshit. Bie në sy se jashtë formacionit ka mbetur Balliu, Gjasula dhe Uzuni.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Bajrami, Ramadani, Asllani; Asani, Seferi, Cikalleshi Trajner: Sylvinho
Polonia (3-4-3): Pavlenka; Holes, Brabec, Krejci; Coufal, Soucek, Kral, Provod; Cerny, Cvancara, Kuchta Trajner: Jaroslav Sihavy/m.j