Miliarderi iranian, Babak Zanjani, u dënua me vdekje për korrupsion, deklaroi zëdhënësi i autoritetit gjyqësor, Gholamhossein Mohseni Ejeie, i cituar nga media.
I arrestuar në dhjetor 2013, Zanjani akuzohej se kishte vjedhur 2,8 miliardë dollarë gjatë taransaksioneve të naftës jo zyrtare që anashkalonin sanksionet ndërkombëtare që i ishin imponuar Iranit, por ai ka ende mundësinë që të apelojë këtë vendim.
Ky biznesmen, 41 vjeç, ka në pronësi shumë ndërmarrje, ku më e rendësishmja është një kompani ajrore, dhe të gjitha i janë sekuestruar.