Kandidati i koalicionin “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata për Kukësin, nuk mund të ishte në garën e 24 shtatorit, nëse Ilir Meta dhe Nard Ndoka nuk të krijonin koalicion mes tyre.
Emri Vata, që fitoi Primaret e Foltores, do të jetë në garë nën të njëjtin emër si ata që garuan më 14 maj, Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me drejtues Partinë e Lirisë.
Për këtë çështje, ka folur në “Special Report”, anëtarja e Kryesisë së PD, Taulanda Jupi, i cila ka thënë se Komisioni i Ankimimive dhe Sanksioneve nuk e njeh Berishën, por njeh koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Ajo ka theksuar se ishte dakord për kandidatë të përbashkët, ashtu si shumë deputetë dhe anëtarë të tjerë të PD.
“Kemi dy vendime të KQZ-së, të dy organeve të rëndësishme. Së pari, duke regjistruar PD me në krye Lulzim Bashën, në fakt ata njohin zhvillimet politike në PD. Edhe tjetra, është ajo që ka pasur një rrëzim të anëtarit të PD, duke ia dhënë këtë të drejtë koalicionit Bashkë Fitojmë. Sigurisht që ajo që do të duhet të theksojmë është që ky organ i rëndësishëm nuk e njeh Sali Berishën si përfaqësues të PD dhe nuk e regjistron kandidatin e dalë prej primareve të tij në PD, por e regjistron sërish në koalicionin Bashkë Fitojmë.
Sot duhet të kuptojmë diçka shumë të rëndësishme përtej asaj që ndodh në KQZ. Ditët e fundit kemi dëgjuar shpesh për një tryezë bashkimi të deputetëve të PD dhe do dua t’ju drejtojë një pyetje sot ‘Për cilin kandidat do të punojnë ata në zgjedhjet e fund shtatorit në Kukës?”.
A janë dakord ata që sërish votat e demokratëve të shkojnë aty ku ndoshta nuk është e drejtë. Ne kemi pasur debate të forta për zgjedhjet e kandidatëve të 14 majit, zgjedhje të cilat kanë përplasur jo pak deputetët dhe anëtarë, dhe unë bëja pjesë. Sepse personalisht, kam ndarë mendimin që Partia Demokratike duhet të dilte në zgjedhje me 61 kandidatë, pa pasur asnjë kompleks. Sigurisht, në këtë numër mund të kishim një minus, numri të vogël degësh, ku demokratët në disa degë kishin një dakordësi mes tyre”, u shpreh Jupi./m.j