Kalaja Mesjetare e Lezhës do ofroj një pamje tjetër gjatë natës. Projekt që ka hyrë në fazën përfundimtare parashikon rizhvillimin energjetik dhe artistik me vëmendje të veçantë për elementet identifikuese të kalasë se Lezhës.
Kryesisht do te jene ne vëmendje ndriçimi i mureve te jashtme dhe i objekteve te brendshme me vlera arkitektonike, si dhe hyrja e kalasë.
Duke pasur parasysh madhështinë dhe rëndësinë historike të këtij fortifikimi, projekti parashikon një metode precize për pozicionimin e pajisjeve të ndriçimit, të përbashkët për shumicën e fortifikimeve të përfshira në ndërhyrje si në Shkodër, Berat, Gjirokastër.
Kryeministri Edi Rama ndau foto nga puna që ka nisur në këtë kala, teksa shprehet se: “Pas kalasë së Gjirokastrës, Beratit, Shkodrës e Krujës ka nisur puna edhe në kalanë mesjetare të Lezhës për të rifituar shkëlqimin që meriton ky monument me vlera të rralla”.
/f.s