Ish-Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nancy Reagan, ka ndërruar jetë në moshën 94-vjeçare. Bashkëshortja e Presidentit Ronald Reagan, vdiq të dielën në Bel Air të Los Anxhelosit.
Nancy, që ishte aktore, u martua me Ronald në vitin 1952, ndërsa për 8 vjet, nga vitit 1981 deri më 1989, shërbeu në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo luajti një rol të rëndësishëm në presidencen e bashkëshortit të saj, duke u bërë e njohur më shumë për fushatën e saj kundër drogës të titulluar “Just Say No”.
Gjatë viteve të fundit, Nancy nuk ka gëzuar shëndet të mirë, sidomos pas aksidentit në shtëpi në vitin 2012, ku ajo u rrëzua dhe theu tri brinjë. Ndërkohë, që në 2008-n pësoi një aksident të ngjashëm me pasoja të rënda.
/ TCH