Suksesi në Kupën e Botës i jep të drejtë të shpresojë se do të jetë ai fitues i Topit të Artë. Bëhet fjalë për Lionel Messin, i cili ka arritur ta fitojë plot 7 herë këtë trofe individual, ndërsa cilësohet sërish favorit. Argjentinasi udhëheq listën e të nominuarve, ndërsa gara pritet të jetë e fortë së bashku me sulmuesin norvegjez Erling Haaland.
Plot 52 gola të shënuar për Manchester Cityn në sezonin që lamë pas, e bëjnë Haaland po ashtu një kandidaturë të fortë për fitimin e Topit të Artë. Lista e publikuar përmban emra si Kane, Modriç, Leëandoëski, Saka, Salah, Silva, por nuk ka vend për yllin portugez CR7. 5 herë fituesi i topit të artë nuk është nominuar këtë herë, kjo për shkak të problemeve të vazhdueshme që nuk e kanë lejuar të luajë. Pas kalimit në Arabinë Saudite, performance e tij ka ardhur në rritje.
Kylian Mbappe pritet të rivalizojë dy emrat e sipërpërmendur, Messi e Haaland, ndërsa francezi arriti të shënonte një tripletë në finalen e botërorit, por pa mundur të dhuronte trofeun tek gjelat. Sa i përket futbollit të femrave, favorite cilësohet Aitana Bonmati, e cila udhëhoqi Spanjën drejt botërorit pak javë më parë. Fituesit do të zgjidhen në një ceremoni që zhvillohet në muajin tetor./f.s