Rita po qëndron këto ditë në Amerikë dhe shoqëria që ka atje nuk po e lënë të vetmuar. Rita Ora dhe Miley Cyrus janë takuar për një darkë dhe pak kohë bashkë në qytetin e zhurmshëm të New York-ut.
Rita ka shkuar me një fustan elegant prej satini dhe çantë e xhaketë e çizme lëkure, duke përzier kështu stilin elegant dhe atë të një ‘vajze të keqe’, transmeton lajmi.net.
Miley e Rita njihen për miqësinë e tyre, por nuk dihet nëse do të bashkëpunojnë për ndonjë projekt së shpejti.