Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nga shkolla “Sami Frashëri” ka folur lidhur me nisjen e vitit të ri shkollor dhe masat e marra për një mbarvajtje sa më të mirë të mësimit,
Ai bëri me dije se do ti kushtohet një rëndësi më e madhe trafikut si dhe transportit të fëmijëve në shkolla.
Ai njoftoi se nuk do të lejohen të qarkullojnë automjete mallrash nga ora 7 deri në orën 9.
“Nëse një adoleshent e di se ku hapen disko e ku konsumohen alkool gjatë orarit të mësimit duhet ta dijë dhe polici, duhet ta dijë dhe mësuesi. Duhet ti mbajmë larg këtyre veseve që kanë kosto për komunitetin tonë. Ajo që ndodhta bie më shumë në sy është çështja e trafikut. Me sistemin e ri puna është bërë siç duhet. Dua t’ju njoftoj që rregullat e reja të qarkullimit të gjitha mjetet e panevojshme nuk do të dhëtojnë nga ora 7 deri në orën 9. Nëse ëshët kaq e rëndësishme duhet të bëhet para orës 7. 7 me 9 do ti dedikohet vetëm lëvizjes së shkollës.”
/a.r