Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj mori pjesë dje në Samitin për “Qeverisjen e hapur” që u zhvillua në Estoni. Gjatë vizitës së shkurtër atje, Veliaj u prit në një takim edhe nga kryebashkiaku i Talinit, Mihhail Kõlvart.
“I lumtur që isha në Estoni për gjysmë dite, për t’iu bashkuar miqve të Bashkisë së Tallinit dhe kryebashkiakun Mihhail Kõlvart në samitin @opengovpart.
Krenar që ndava historinë e transformimit të Tiranës nga një kryeqytet i izoluar, në qytetin e hapur e të lulëzuar që është sot. Ky fluturim i mbingarkuar me linjën ajrore LOT, me të cilin u ktheva në Tiranë, ishte i paimagjinueshëm 10 vite më parë”, shkruan Veliaj./m.j